Ndërsa po numërohet kutia e fundit në Shkodër është konfirmuar fitorja e Bardh Spahisë duke mbledhur 44% të votave ose mbi 19 mijë vota. Ndërkohë në vendin e dytë në Shkodër renditet kandidatja e PS, Majlinda Angoni e cila ka marrë mbi 17 mijë vota ose rreth 39.7% të votave. I treti edhe në Shkodër është kandidati i PD, Xhemal Bushati i cili ka marrë mbi 700 vota. a.b











