6 Marsi do te sjell fitoren e kandidatit te Koalicionit “Shtepia e lirisë ” Elton Bano ne Lushnje.
Dhe qytetarët lushnjare si asnjehere tjeter mbushen sheshin kryesor perpara Bashkisë te etur per te sjellë ndryshimin ne mbeshtetje te kandidatit të Koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Elton Bano.
Ne një mesazh falenderimi drejtuar te gjithë te pranishmeve, Bano shprehet se une do te jem sherbetor i qytetarëve per zgjidhjen e halleve dhe problemeve qe e bejne qytetin te lengoje nga mungesa e investimeve dhe keq qeverisja e majte.
Takimet jane zhvilluar gjatë paradites se sotme me qytetare dhe biznese te ndryshme. Në këto takime kandidati Elton Bano ka qenë i shoqëruar nga deputeti Luçiano Boçi. Po ashtu takime te tjera takime janë zhvilluar dhe ne njesite administrative Bubullimë dhe Allkaj.
Qytetarët të lënë në harresë kërkojnë me doemos një kryetar që do i gjëndet në çdo shqetësim dhe kërkesë të tyren. Infrastruktura e fshatit është në gjëndje kritike, kanali kullues në qëndër të fshatit ka nevojë emergjente për tu pastruar për të mos harruar qytetarët e zhgënjyer nga premtimet boshe.
Lushnja ka nevojë për përfaqësues që jetojnë në Lushnje, njerëz që i dijnë hallet dhe shqetësimet e qytetarëve jo kandidatë që vijnë vetëm gjatë fushatës e interesohen vetëm për garancinë e votave të rradhës.
Është dëshira e të gjithë Lushnjarëve që duan ndryshimin e ekonomisë, jetesës së tyre, ndryshimin e Lushnjes. Saimir Mërtiri













