• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha fton shkodranët të votojnë Bushatin, mbyllet fushata e selisë së PD në qytetin verior

droni by droni
4 March, 2022
in Kryesore, Politika
0
Basha fton shkodranët të votojnë Bushatin, mbyllet fushata e selisë së PD në qytetin verior
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lulzim Basha tha sot gjatë takimit përmbyllës nga Shkodra se shkodranët duhet të votojnë kandidatin e tij Xhemal Bushati.

”Në këto zgjedhje, kujdestarit i kemi vënë fytyrën tuaj, fytyrën e qytetarit, e guximtarit, fytyrën e Xhamal Bushatit, birit shkodran dhe demokratit shkodran, i cili edhe në këtë rrethim ku ndodhemi është bërë zëri juaj, shpresa juaj për të mos e lejuar Shkodrën të bjerë ne errësire, por për të qëndruar të gjithë bashkë, për të rikthyer shpresën tek e nesërmja që po vjen dhe që askush nuk mund ta ndalë”, tha Basha.

Basha tha se më 6 mars këtë energji që kemi mbledhur ditë pas dite, orë pas ore, ta derdhim vrullshëm, askush të mos qëndroje mënjanë. Të gjithë bashkë për të çarë dhe njeherë rrethimin e të keqes, për ti dhënë Shkodres dhe nga Shkodra gjithë Shqipërisë, shpresen dhe besimin tek e nesërmja që po vjen tek ndryshimi që po vjen dhe që nuk ka forcë që ta ndalë.

Fjala e Bashës:

Mirë se iu gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj shkodranë! Dhe faleminderit për këtë pritje plotë me surpriza, përfshirë edhe surprizën në faqen e majtë që më tha Xhemali fshije se e ke me buzëkuq. Shpresoj ta kem fshirë, por edhe po se pata fshirë shenjë dashnie është dhe këtë punë me dashni për Shkodrën e kemi nisur, e me dashni për Shkodrën do e bitisim. Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, të reja e të rinj shkodranë, dua të them vetëm pak fjalë. Së pari, dua t’iu them se para të shkelja në Shkodër për herë të parë në jetën time, kam lexuar një libër të famshëm për historinë e Shkodrës për një nga kronikanëve më të famshëm të kohërave shqiptarë dhe mesdhetar, Marin Barleti, Rrethimi i Shkodrës. Botimin e mbaj mend si sot, kishte një kopertinë të fortë e të gjelbërt mbi të cilën ishte gdhendur me ngjyra të zeza kalaja e Rozafës dhe më la mbresa të jashtëzakonshme. Nuk kam qenë ndoshta në moshën e duhur për ta kuptuar plotësisht atë vepër, atë rrëfim mbi qëndresën e Shkodrës dhe mbi qëndresën e shkodranëve, por e di se më ka frymëzuar dhe më ka lidhur që në momentet e para për të qenë një ditë në këtë qytet, dëshirë që m’u plotësua 2 apo 3 vite më vonë. Gjeta një Shkodër nën komunizëm, të rrethuar nga terrori, të rrethuar nga mjerimi që komunizmi kishte shtrirë anembanë vendit. Por ndryshe nga Tirana prej nga isha nisur, një kampionat grumbullimi volejbolli, i cili për ironi të fatit luhej në pallatin e atëhershëm të sportit tek Katedralja e sotme të Shkodrës, këtu gjeta diçka tjetër. Gjeta edhe shtigjet më të cilat shkodranët e kishin çarë rrethimin komunist, humorin e tyre, shpotinë e tyre, guximin e tyre. Me fjalë dhe me sy, shkodranët kishin nisur të krijonin çarjet e para në murin rrethues të diktaturës komuniste. Të rrethuar e kam gjetur Shkodrën, edhe nga uji dekada më vonë. Qytetin, fshatrat, komunat buzë lumenjve dhe buzë liqenit. E kam gjetur të rrethuar këto 8 vite nga padrejtësia, e kam gjetur të rrethuar nga varfëria, e kam gjetur të rrethuar nga represioni policorë mbi të pafajshmit, e kam gjetur të rrethuar nga padrejtësia. Por sa herë kam qenë në vendin tuaj, ashtu si në atë vizitë të parë, kam parë në sytë tuaj vendosmërinë për mos t’iu dhënë rrethimit dhe rrethuesve. Për të qëndruar, për ta plasaritur murin e rrethimit, me zemrat tuaja plotë me shpresë, me qëndresën legjendare shkodrane, me forcën e pathyeshme të fjalës shkodrane, me forcën e pathyeshme të bashkimit të zemrave të Shkodrës kundër të keqes, çka ka bërë që dhe në ditët më të errëta për shoqërinë dhe për kombin tonë, prapë se prapë çdo shqiptarë sytë t’i kthejë nga i vetmi fanar që nuk shuhet kurrë, Shkodra e qytetarisë, Shkodra e qëndresës, Shkodra e kulturës, Shkodra e shqiptarisë. E në këto zgjedhje këtë të diel, kujdestarit të fanarit i keni vënë fytyrën tuaj, fytyrën e qytetarit, fytyrën e familjarit, fytyrën e administratorit, fytyrën e guximtarit, fytyrën e Xhemal Bushatit, birit të Shkodrës, prindit shkodran, sipërmarrësit shkodran demokratit shkodran, demokratit shkodran i cili dhe ne këtë rrethim qe ndodhemi dhe s’kemi pse ta mohojmë, çshtë bërë zëri juaj, forca juaj, shpresa juaj për të mos e lejuar Shkodrën të bjerë në errësirë por për të qëndruar të gjithë së bashku për gjithçka që Shkodra përfaqëson në historinë tonë, për gjithçka që Shkodra është sot për atë që Shkodra do të jetë nesër e që e dëgjuam kaq bukur të buronte nga zëri i Ingridit, i Enrikos i Aurorës dhe i qindra të rinjve e të rejave shkodranë që i falënderoj me mirënjohje për praninë në këtë shesh, për praninë në këtë fushatë e cila e ka shtrirë këtë energji rinore nga maja më e largët e Dukagjinit në brigjet e Velipojës dhe këtu në zemër të kryeqendrës së veriut, kryeqytetit të kulturës dhe qytetarisë së kombit shqiptarë
Zonja dhe zotërinj ju ftoj që këtë energji që kemi mbledhur ditë pas dite, orë pas ore ta derdhim vrullshëm, askush të mos qëndroje mënjane të gjithë bashkë për të carë dhe njëherë rrethimin e të keqes për ti dhënë Shkodrës dhe nga Shkodra shpresën dhe besimin tek e nesërmja që po vjen tek ndryshimi që po vjen dhe që nuk ka forcë që ta ndalë.
Të gjithë masivisht drejt kutive të votimit ditën e diel për një Parti Demokratike, numrin 3 Xhemal Bushatin. a.b

Previous Post

DOKUMENTAT/ PD padit në SPAK Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi

Next Post

Shkodra, entusiazëm dhe besim për fitoren e Bardh Spahisë

droni

droni

Next Post
Shkodra, entusiazëm dhe besim për fitoren e Bardh Spahisë

Shkodra, entusiazëm dhe besim për fitoren e Bardh Spahisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.