Volodymyr Struk, kreu i partisë “Kreminna OTG” të rajonit të Luhansk dhe një ish-deputet i këshillit rajonal të Luhansk, u gjet i vdekur, me gjasë i vrarë nga një komando patriotike, siç konsideron një zyrtar ukrainas, Këshilltari i Ministrisë së Punëve të Brendshme ukrainase Anton Gerashchenko.
Sipas Gerashchenko, në vitin 2014, Struk ishte një mbështetës aktiv i Republikës Popullore të Luhansk.
“Më 1 mars 2022, u publikua një deklaratë nga gruaja e tij, e cila tha se deputeti u rrëmbye nga persona të panjohur me uniformë kamuflazhi. Shkaku i vdekjes ishte një plagë me armë zjarri në zemër”, shkruan Gerashchenko.
“Ai kishte shumë para. Me shumë mundësi, me mbështetjen e Rusisë. Por kur trupat ruse iu afruan 15 km nga Kremina, Vladimir Struk u gjykua nga një gjykatë popullore. Me sa duket, ai u qëllua, nga patriotë të panjohur, si tradhtar sipas ligjeve të luftës .” – shkruan Gerashchenko.











