kryeministri Edi Rana shiti sonte për publikun votimine Serbisë për rezolutën ndaj Rusisë më OKB si ndryshim të politikës serbe ndaj Putinit.
“141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës!Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah!Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”, ka postuar Rama në twitter.
Në fakt votimi i rezilutës në OKB është vetëm diçka rutinë ndërkohë që Serbia të gjitha qëndrimet e saj politike i ka pasur në mbështetje të Putinit.
Entusiazmi i Ranës për votën e Vuçiçit në OKB thyhet përballë vendimit të Beogradit për të mos mbështetur asnjë masë të BE për sanksione ndaj Rusisë. Sot Serbia është i vetmi vend evropian dhe ballkanas qe ka hapur qiejt për avionët rusë, bankat serbe për mbështetjen e makinerisë ushtarake ruse. Rezoluta bë OKB dhe vota serbe pro nuk ka ndryshuar asnjë prej këtyre vendimeve të Beogradit.
Reagimet ndaj postimit të Ramës kanë qënë të ashpra. Njëri prej tyre argumentin se vota serbe është asgjë më shumë se sa një formalitet
“E keni totalisht gabim (Rama). Regjimi serb ka shprehur sistematikisht mbështetjen e tij për presidentin rus, së fundmi sot. Votimi në asamblenë e përgjithshme nuk ka efekt sepse deklarata nuk ka efekt pasi nuk është një rezolutë detyruese.🇷🇸 këtë e di”, shkruan një komentues.
Mënposhtë janë reagime të tjera:












