Ish kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e Shtëpisë së Lirisë Hekuran Xhani ku ka kërkuar votën e të gjithë banorëve për të sjellë shpresën e shqiptarëve ndërsa ka dënuar bashkëpunimin e Bashës me Ramën ku sipas ish-kryeministrit, po punojnë për të dëmtuar kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Hekuran Xhanin.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Hekuran Xhani, votën dhe besimin tuaj do ta shndërrojë në shërbimet më të mira për ju, në qytet në fshatra në ferma, në plazh dhe kudo në terrorin e kësaj bashkie.
Më datën 6 mars te kutitë e votimit ju keni përfaqësusin tuaj, të halleve por edhe qytetarin e ndershëm, atdhetar, familjar i shkëqyer i cili do të bëjë gjithçka për të garantuar besimin tuaj.
Vota juaj më 6 mars është gjithashtu një thirrje e fuqishme shprese, një mesazh shprese për mbarë shqiptarët kudo qëndodhen, një mesazh shprese çel dyert e mundësisë të zgjedhjeve të reja të parakohshme politike. Shqipëria ka nevojë jetike për zgjedhje të parakohshme largimin me votën e lirë të Edi Ramës, i cili është faktuar një qeveritar i babëzitur i cili ka përdorur pushtetin, jo për t’ju shërbyer ju, bashkë me ministrant e qeveritarët e tij, por e ka shfrytëzuar pushtetin për t’u pasuruar vetë dhe zyrtarët e tij.
Afera e djegësave është vetëm një nga aferat e mëdha tëkorrupsionit qeveritar. Të tjera afera do të dalin njëra pas tjetrës.
E vërteta është se banorët e Rrogozhinës por edhe qytetarët e mbarë Shqipërisë, gjatë këtyre tetë viteve jo që nuk përmirësuan gjendjen e tyre ekonomike por përkundrazi sot ata janë më të varfërit, me të keqpaguarit, më të papunët se të gjithë banorët e këtij gadishulli. Ora e Shqipërisë me Ramën kryeministër ka ecur mbrapa dhe ka ndalë në vendnumëro. Është vështirësuar jashtë mase jeta e banorëve të Rrogozhinës dhe të gjithë Shqipërisë.
Plehrat kimike dhe inputet e tjera bujqësore janë dy dhe trefishuar në çmime, dengu i barit është dyfishuar. Ndaj dhe sot fermerët therin lopët me të cilat ata ndërtonin mirëqënien e tyre. Nafta për ju është e shtrenjtë njësoj si për fermerët e Zvicrës dhe të Suedisë dhe kjo, jo se ligji nuk ia njeh subvencionimin e naftës fermerit, ligji ia njeh, por qeveritarët e vjedhin e përdorin për vete dhe e ndajnë sipas linjave partiake dhe fatkeqësisht për ju nuk mbetet gjë.
Mbi të gjitha, Edi Rama është sot njeriu që vret më shumë se kushdo tjetër me politikën e tij, shpresën e shqiptarëve dhe kjo detyron rininë e shqiptare të marrë rrugët e dheut.
Çdo votë për Hekuran Xhanin në 6 mars është një mbjellje shprese për të rinjtë tanë, për veten tone, është mesazhi i kthesës dhe i ndryshimit për të cilën ka nevojë jetike qytetari shqiptar dhe Shqipëria.
Krahas përfaqësuesit të Edi Ramës, këtu konkurron edhe përfaqësuesi i Lulzim Bravës. I bashkërënduar me të parin, me qëllimin më të pandershëm që të dëmtojë kandidatin e opozitës Hekuran Xhanin.
Me këtë rast i bëj thirrje të gjithë demokratëve të Rrogozhinës që të bashkohen në 6 mars, të votojnë për të qenë opozitarë të vërtetë, ta lëmë Ferdinandin në fatin e tij dhe të Lul bravës, nëqoftëse nuk do të bashkohet edhe ai me ne.
Loja e Edi Ramës me fasadë opozitën është një lojë kundër lirive tona është një lojë kundër pluralizmit ndaj dhe ju ftoj të gjithë ju demokratë që keni ndonjë skepticizëm dhe ndiqni ish-kryetarin e parties, hiqni dorë prej tyre, bashkohuni me partinë tuaj, ju keni qenë opozitarë të vërtetë të tillë duhet të mbetni dhe ta provoni këtë në datën 6 mars.
Së fundi, thirrja ime për të gjithë ju, për të gjithë banorët e Rrogozhinës, në këto pak ditë që na kanë mbetur nga 6 marsi, të përdorni çdo mundësi komunikimi, me telefon, me mesazhe, me takime me çdo të njohur, çdo mik, çdo familjar tuajin që banon në njërën në këto gjashtë bashki që janë në zgjedhje të kërkoni votën e tyre për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë”, për opozitën e vërtetë. m.k












