Deputetët e Komisionit të Rithemelimit të PD, kanë propozuar në Kuvend një rezolutë kundër sulmit rus në Ukrainë përmes së cilës kërkojnë që qeveria shqiptare të marrë përsipër ndihmën për qeverinë dhe popullin e Ukrainës që po luftojnë për të mbrojtur territorin e tyre nga sulmi rus.
Gjithashtu kërkohet që Shqipëria të largohet menjëherë nga projekti i ‘Ballkanit të Hapur’ që në përbërje ka një shtet që nuk respekton territorin e Ukrainës dhe nuk dënon sulmin rus. Të dënohet zyrtarisht qëndrimi i Serbisë ndaj cënimit të territorit të Ukrainës. Me poshte teksti i plote i rezolutes: rezoluta












