Bashkimi Evropian ndaloi sot transmetimin e mediave ruse Russia Today dhe Sputnik, sipas kryediplomatit Josep Borrell.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njoftoi gjatë një konference për shtyp, se do të ndalohet transmetimi i dy mediave në përpjekje “për të luftuar” dezinformimin rus.
“Sot ne po ndërmarrim një hap vendimtar për të mbyllur rubinetin për manipulimin e informacionit të rusëve në Evropë, duke ndaluar transmetimin e Russia Today dhe Sputnik në Bashkimin Evropian. Ne po e vrasim gjarprin nga koka,”- tha Borrell.












