Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, e dinte se procedura për koncesionin e Elbasanit ishte në shkelje të Ligjit, theksohet në një video të publikuar nga PD.
Me miratimin e Edi Ramës, Agaçi e futi për miratim. Agaçi ka fshehur edhe shkeljet që janë konstatuar nga inspektimi i bërë.
APP ka njoftuar Engjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk ishte ligjore. Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare;
Koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë “Albtek Energy” me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon;
Engjëll Agaçi ka kaluar një akt/procedurë të paligjshme për Inceneratorin e Elbasanit.
Engjëll Agaçi fsheh shkeljet ligjore, personat përgjegjës pas inspektimit financiar për Inceneratorin e Elbasanit, dhe koncesionarin në 2 qershor 2020;
Kontrata koncesionare e miratuar në Këshillin e Ministrave është, pa logon e shtetit, si draft-kontratë dhe pa vulën e Ministrisë;
Koncesoni i’u dha një kompanie që nuk ka asnjë ditë eksperiencë në fushën e incenerimit. a.b











