U nda nga jeta këngëtari i njohur i muzikës popullore Luan Hajra.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet rrjeteve sociale nga familjarët e Hajrës.
Hajra u lind më 31 korrik të vitit 1949 në qytetin e Mitrovicës.
Shumë hite të tij sot këndohen nga këngëtarë të ndryshëm ndlrkohë që hiti ‘Rroka Mandolinën’ këndohej shqip në gjithë ish Jugosllavinë.
Në vitin 1980, publikoi albumin “Nga repertuari i Luan Hajrës”.











