Rreth orës 21:55 në lagjen nr. 5, Korçë, shtetasi E. Q., duke drejtuar automjetin tip ambulancë, është përplasur me një pemë dhe për pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit, i cili u dërgua në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. r.k











