Foto Ilustruese
Sonte rreth orës 19:40, është marrë një telefonate, ku raportohet se në Sauk, tek rreth-rrotullimi, është konstatuar një pako e dyshimtë e mbështjellë me natriban. Pakoja ka përmasat 20 – 40 cm është gjetur në trotuar, pranë një servisi.
Shërbimet policore shkuan në vendngjarje dhe pasi kanë rrethuar vendin e ngjarjes po kryejnë veprimet procedurale.











