• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

I dënuari me burg show mediatik, pretendon se do ta vrisnin në burg por denoncim nuk bën

admin by admin
28 August, 2016
in Kronika
0
I dënuari me burg show mediatik, pretendon se do ta vrisnin në burg por denoncim nuk bën

Burgu i Fierit

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Burgu Fier

Një i dënuar me 25 vjet heqje lirie nga burgu i Fierit ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tij pak ditë më parë. Andon Golemi nga Gjirokastra, i shpallur fajtor nga gjykata për veprën penale “rrëmbim personi”, pretendon se aktet e dhunës ndaj tij kanë ndodhur më 17 gusht 2016, brenda qelisë ku ai mbahej në burgun e Fierit.
Sipas të dënuarit, kanë qenë 12 të burgosur të tjerë që kanë hyrë në qelinë e tij dhe e kanë sulmuar. Drejtoria e Burgjeve e mohoi këtë fakt, duke thënë se i dënuari ka qenë problematik me sjelljen e tij. “Jam me fat që kam shpëtuar gjallë, pasi isha një i vetëm ndaj atij grupi personash që hynë në qeli dhe më sulmuan”, tha Andon Golemi në një komunikim me telefon nga burgu i Fierit për redaksinë e gazetës “Panorama”.
Ai i vendosi gazetës në dispozicion edhe një ankesë me shkrim, me firmën e tij, një kopje të së cilës ia kishte dërguar edhe Avokatit të Popullit, Igli Totozani.
“Në orën 07:30, këtu hapen dyert e qelive, në orë 07:45 më erdhën hynë në qeli me leva me sende të forta dhe më sulmuan. U godita, por prapë mbeta i dëmtuar dhe më dërguan në spitalin e Fierit, ku më bënë pesë qepje në kokë”, tha i dënuari gjatë telefonatës me gazetën “Panorama”.
“Unë s’kisha asnjë gjë, asnjë lloj problemi, isha në gjumë kur erdhën më hynë në qeli”, ka thënë 39¬vjeçari.
Ai pretendon se me gjithë dëmtimet shëndetësore që ka pësuar nga sulmi në qeli, pasi ka marrë mjekim në spitalin e Fierit e kanë dërguar në spitalin e burgut. Aty i kanë shkuar policët e burgut dhe i kanë thënë që ta dërgonin në izolim.
“Më erdhën nga grupi i gatshëm, më thanë eja se do të shkosh në izolim. Kërkova urdhrin me arsyen pse ishte vendosur kjo. Më thanë shefi i policisë e di këtë. Pasi u ankova, erdhi oficeri i rojës dhe më tha rri edhe dy ditë këtu”.
Ndërkohë, në datën 20 gusht, i dënuari thotë se e kanë thirrur te Komisioni i Disiplinës për t’i njoftuar masën ndëshkimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur. Ai thotë se raporti i shërbimit me masën ndëshkimore i është njoftuar me shumë vonesë pak ditë më parë.
“Unë nuk kërkoj asgjë, të verifikohet ngjarja sepse po bëhet diskriminim. Këtu, në këtë burg, shefi i policisë më dërgoi në izolim kur isha palë e dëmtuar, ndërkohë që ndaj personave kryesorë që bënë ngjarjen e sulmit tim nuk ka marrë asnjë masë”, theksoi Andon Golemi.
Ai pretendon se ka rrezikuar jetën në këtë ngjarje, ndërkohë që shefi i policisë së burgut nuk ka vendosur masë ndëshkuese ndaj personit kryesor që ka marrë pjesë në sulmin ndaj tij në qeli.
I pyetur nga gazeta se cilët ishin autorët e sulmit ndaj tij, i dënuari tha: “Janë të dënuar, nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë problem me ta, unë tani kundërshtoj padrejtësinë që po më bëhet me masën disiplinore kur jam palë e dëmtuar. Mua më erdhi SHKB-ja e burgjeve dhe nuk bëra denoncim, pasi nuk dua të merrem me këto gjëra”.
Drejtoria e Burgjeve tha për “Panorama” se ka verifikuar raportin e policisë së burgut dhe pamjet e kamerave të sigurisë, që hedhin poshtë akuzat e të dënuarit. Megjithatë, atij i është kërkuar të bëjë denoncim, por nuk ka pranuar.

Previous Post

Golem, 73-vjeçari vret gruan me sëpatë

Next Post

Alarmi fals te rrethrrotullimi Saukut, “pakoja “bombë” ishte bukë peshku

admin

admin

Next Post
Alarmi fals te rrethrrotullimi Saukut, “pakoja “bombë” ishte bukë peshku

Alarmi fals te rrethrrotullimi Saukut, “pakoja “bombë” ishte bukë peshku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.