Foto Ilustruese
Ka rezultuar alarm false, ai që ka shkaktuar në pako e dyshimtë e denoncuar sot pranë një servisi, në trotuar, te rrethrrotullimi Saukut.
Pas ndërhyrjes së ekspertëve të xhenios, rezultoi se pakoja e mbështjellë me natriban, nuk ishte asgjë tjetër veç bukë peshku.
Sipas policisë, sonte rreth orës 19:40, është marrë një telefonate, ku raportohet se në Sauk, tek rreth-rrotullimi, është konstatuar një pako e dyshimtë e mbështjellë me natriban. Pakoja ka përmasat 20 – 40 cm është gjetur në trotuar, pranë një servisi.
Shërbimet policore shkuan në vendngjarje dhe pasi kanë rrethuan vendin e ngjarjes kryen veprimet procedurale, në përfundim të të cilave , rezultoi alarm fals.











