Gent Sejko u votua sot në Parlament për herë të dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Ai sapo kishte përfunduar një mandat 7-vjeçar në krye të këtij institucioni.
Sejko mori 103 vota pro, 1 deputet votoi kundër dhe një tjetër abstenoi, nga 104 deputetë që ndodheshin në sallë në momentin e votimit.
Sejko është guvernator i Bankës së Shqipërisë që prej 5 shkurtit të vitit 2015.











