Sali Berisha komentoi në Çim Peka Live foton ku pronari i inceneratorëve Klodian Zoto shihet duket duke pirë kafe në lokalin e tij përballë Parlamentit.
Berisha tregoi edhe arsyen pse sipas tij nuk arrestohet Klodian Zoto edhe pse është shpallur në kërkim për aferën e inceneratorit të Elbasanit.
“Ai ka mbushur valixhen me 2-3 mln euro, por në mënyrë absolute ata që i kanë lënë atij këto euro kanë marrë vetë shumëfishin. Kjo është arsyeja që nuk arrestohet, kjo dhe asgjë tjetër. Që të mbyllet afera vetëm me Lefter Kokën”, u shpreh Berisha. Syri.net












