Rreth orës 20:30, këtë mbrëmje, në fshatin Mizë të Lushnjës, shtetasi E. A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Porche” ka përplasur një këmbësore, shtetasen N. H., 69 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjës.
Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. m.k












