• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

APP kundër dhënies se koncesionit: Engjëll Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare

droni by droni
16 February, 2022
in Kronika, Kryesore
0
Gugallja dhe Zoto, pa garë dhe në kundërshtim me ligjin 25 vjet kontratë koncesionare
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e komisionit hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku gjeti sot se Agjensia e Prokurimit Publik nuk ka informacion çfarë ka ndodhur me konçesionin megjithëse është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Drejtoresha e Prokurimit Publik zbulon rolin e Ëngjëll Agaçit: Në kundërshtim me sugjerimin e APP-së përgatiti Vendimin e Këshillit të Ministrave dhe kaloi mbështetjen financiare

Debati:

Jorida Tabaku: A ka në Republikën e Shqipërisë ligji shqiptar një proçedurë e cila quhet, negociim pa shpallje?

Reida Kashta, Drejtoresha e APP: Cili nga ligjet?

Jorida Tabaku: Ligji i Prokurimit Publik.

Reida Kashta: Ligji i Prokurimit Publik ka një proçedurë që parashikon proçedurën e negociimit pa shpallje.

Jorida Tabaku: Ligji i konçesione ka një proçedurë negociim pa shpallje?

Reida Kashta: Ligji i konçesione ka vetëm proçedurë të hapur, të kufizuar dhe negociim me shpallje.

Jorida Tabaku: Kjo është përgjigjia që ju i keni dhënë dhe unë për qartësi do të lexoj përgjigjen që z. Eduard Ahmeti i ka dhënë z. Lefter Koka. “Agjensia e Prokurimit Publik” konstaton se nëpërmjet këtij project-vendimi propozohet se për objektin e sipërpërmendur autoriteti kontraktues të negociohet me propozuesin e pakërkuar, lloji i kontratës të konçesionit PPPdhe afati i tij. Nga shqyrtimi i projekt-vendimit dhe relacionit shoqërues APP konstaton se ky projekt-vendim i referohet nenit 13, pika 2 dhe nenit 22 pika 3 të Ligjit për koncesionet dhe PPP. Referuar këtyre dispozitave autoritetet kontraktuese janë organe të cilat ky ligj i jep kompetenca që ta ndërmarrin një proçedurë të tillë. Në pikën 2 të dispozictës thuhet që autoritetet kontraktuese janë kryeministria, Kuvendi ose njësitë e qeverisjes vendore, dhe thuhet, sa i takon llojit të proçedurës që do të ndiqet APP arsyeton se në nenin 22 pika 3 të cilit i referohet ky projekt-vendim, parashikohet se, në dhënien e koncesioneve PPP autoriteti kontraktues mund të përdorë ose proçedurën e hapur ose proçedurën e kufizuar, ose proçedurën negociim me shpallje paraprake. Sa më sipër APP vlerëson se kjo proçedurë përzgjedhëse duhet bërë në përputhje me parashikimet ligjore”.

Pra këto tre lloj formash që ju na i përmendët. Proçedurë e hapur, e kufizuar dhe negociim me shpallje. Është e saktë?

Reida Kashta: Po ajo është përmbajtja e shkresës së APP-së.

Jorida Tabaku: Në dijeninë tuaj kjo proçedurë si u zbatua?

Reida Kashta: Në APP nuk ka asnjë komunikim të mëtejshëm për objektin të cilit ju i referoheni kështu që nuk kam asnjë informacion zyrtar si është zbatuar procedura. Ne thjesht kemi dhënë një mendim për projekt-vendim.

Jorida Tabaku: Si ka mundësi që është denoncuar publikisht, është folur vazhdimisht për këtë ju nuk e keni monitoruar?

Reida Kashta APP: Sepse nuk kemi një rekord për një procedurë të tillë koncensionare. Pra, nuk kemi asnjë komunikim të mëtejshëm për APP për këtë objekt.

Jorida Tabaku: Pra, ju po thoni që për ju kjo procedurë nuk ekziston? S’ka ndodhur?

Reida Kashta APP: APP-ja vihet në njoftim zyrtarisht me komunikime; nga njoftimi i procedurës dhe në vijim. Nuk kemi një komunikim për këtë procedurë.

Jorida Tabaku: Në kopje të shkresës që ish-ministër Lefter Koka ka nisur, për dijeni është edhe Ëngjëll Agaçi. Z.Ëngjëll Agaçi në çfarë marrëdhënie është me institucionin që ju drejtoni? Është mbikëqyrësi juaj, drejtuesi juaj është autoriteti tek i cili ju raportoni?

Reida Kashta APP: Është sekretari i përgjithshëm i organit tonë, epror. Pra, ne jemi institucion varësie, në varësi të Kryeministrisë.

Jorida Tabaku: Ju komunikimet me institucionin tuaj epror i mbani nëpërmjet cilit person?

Reida Kashta APP: Sekretarit të Përgjithshëm.

Jorida Tabaku: Atëherë, në dijeninë tuaj, për një procedurë që ju keni sugjeruar që nuk duhet të ndodh kështu; për një procedurë e cila është në shkelje të ligjit dhe për të cilën ju keni një epror tek i cili raportoni, cili pak javë më pas ka përgatitur një Vendim të Këshillit të Ministrave për të kaluar mbështetje financiare për këtë procedurë. Gjykoni që duhet të kishit informacion edhe ju?

Reida Kashta APP: Detyrat e mia janë në bazë të legjislacionit të prokurimit publik dhe koncesionit për aq sa kam kompetencë. Dhe kam një fushë veprimtarie shumë më të ngushtë sesa ka Këshilli i Ministrave dhe Sekretari i Përgjithshëm, përfshirë. Prandaj kalojnë shumë vendime dhe nuk më njofton njeri për vendimmarrje.

Jorida Tabaku: E kisha pak të vështirë ta konceptoja sesi funksiononte por ju na e sqaruat. Besoj se është e qartë për të gjithë edhe roli i z. Agaçi për këtë procedurë por njëkohësisht edhe përgjegjësitë e secilit.

Previous Post

Berisha në mbështetje të Ardian Mukës, takim me votues e struktura në Shkozet

Next Post

LAJMI I FUNDIT/ 7 humbje jete nga covid në 24 orë

droni

droni

Next Post
VIDEO/ PD nxjerr videon e ambulancave. Qeveria pergjegjese, nuk mori masa

LAJMI I FUNDIT/ 7 humbje jete nga covid në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.