Dy ministra të qeverisë, Belinda Balluku dhe Ulsi Manja janë shfaqur sot në fushatën elektorale në Dibër në mbështetje të kandidatit socialist atje.
Ata lëvizin me me mjetet publike dhe me shpenzime publike, ndlrsa ende nuk ka filluar fushata zyrtarisht.
”Shihni ne fotot me poshte pushtetin e koruptuar ne PANIK.
Ministra e kryetar bashkie abuzues.
Fushata nuk ka filluar zyrtarisht dhe shihni si jane versulur ne Diber ministrat Manja e Balluku, Prefekti, nenprefekt, kryetari i Qarkut, zv/kryetari i Qarkut, kryetaret e bashkive Bulqize, Klos e Mat, drejtore te ministrive, drejtoret e drejtorive rajonale e ato te bashkive dhe gjithe administrata.
Keto shperdorues te taksave publike duhet te kuptojne se paguhen per tu sherbyer qytetareve ne pozicionet qe kane. Qytetaret nuk i paguajne keto funksionare te shoqerojne kandidatin e PS, madje edhe ne oraret kur ato duhet te jene ne zyrat e tyre ne sherbim te qytetareve.
Ky abuzim i tyre me detyren nuk do ti shpetoje nga ndeshkimi me vote ne daten 6 Mars. Shume shpejt do te pergjigjeni per abuzimin me taksat qe paguajne qytetaret per pagat, dietat dhe karburantin e makinave tuaja”, shkruan në një postim kandidati i PD për Dibrën, Premtim Kryemadhi. r.p













