Ish kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë aktuale duke thënë se ky qytet dhe veriu është lënë pas dore në 8 vite që Rama është në pushtet, ndërsa zhvilloi disa takime me banorët e kësaj bashkie bashke me kandidatin e Shtepisë së Lirisë për kryetar bashkie, Bardh Spahinë.
“Ka një diskriminim racist të Shkodrës dhe veriut nga Edi Rama, nëse marrim investimet ato janë më pak se 2/3e investimeve me rrasa guri në sheshin Skënderbej. Dua të falenderoj shumë Voltana Ademin, që ka pasur një qëndrim shumë të drejtë, me shpërndarjen e taksave me ndershmëri.
Në këto dy takime jam i kënaqur që Voltana i ka qëndruar këtij parimi. Ne sot jemi në një provë të madhe, sepse kundër revolucionit tonë narkoshteti ka mobilizuar të gjithë potencialet e tij.
Ftoj edhe ata pak banorë të cilët nuk janë këtu sot, të na bashkohen. Të mos identifikojnë veten më nje njeri të pabesë e të marrë këmbë e krye peng. Nga ky process duhet të dalim më të bashkuar se asnjëherë. Ata kanë konfiskuar logon e PD-së dhe ai nuk del në fushëbetejë se e di mirë që ja marrim fytyrën.
Logoja është në dispozicion të Ramës dhe Lul Bravës, logoja e opozitës së vërtetë është ajo e Bardh Spahisë, e ‘Shtëpisë së Lirisë’. Ju ftoj ta votoni!, tha Berisha në takimin me banorët e Gurit të Zi.
Në vijim Berisha e përshkroi Lukzim Bashën si frikacak.
“Ju ftonte në miting, vinit masivisht, fliste 1 orë dhe nuk guxonte të përmendte njëherë emrin e Edi Ramës. I thoja, këta vijnë se janë kundërshtarë të Edi Ramës se ua ka sjellë në majë të hundës qeveria. Unë kështu e kam, tha. Por opozita nuk është kështu. Një tip i dobët dhe frikacak. I thotë në Fushë Krujë i biri i një krimineli në Parlament, Rrahman Rrajës, “Lul mos guxo të dukesh në Fushë Krujë”.
Në mënyrë absolute nuk shkoi të bëjë fushatë në Fushë Krujë. Më vjen kryetari i partisë dhe më thotë, kjam shkuar tre herë dhe i kam thënë duhet të vish që të mos na ulësh kokën ne, se thonë që e ka kërcënuar i biri i Rrahmanit e ka kërcënuar dhe nuk vjen dot. Nuk shkoi.
E gjuajtën me kallashnikov Jozefina Topallin në fshatrat e Vlorës dhe shkoi 10 herë të tjera. Kështu është politika, nuk është për t’u trembur”, u shpreh Berisha. m.k














