Një plagosje ka ndodhur rreth orës 16:10, në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Sipas Policisë Fejzo Dulellari, 54 vjeç, ka qëlluar veten (në pjesën e nofullës), me kallashnikov.
Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun përse ka ndërmarrë këtë veprim.











