Kryeministri Rama takoi sot Sekretarin e Përgjithshëmtë OKB, António Guterres
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare nëShtetet e Bashkuara të Amerikës u takua sot në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, pak javë pasi Shqipëriaka nisur mandatin e saj dy vjeçar si anëtare e Këshillit tëSigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, njofton zyra e shtypit e Kryeministrit.
Gjatë këtij mandati, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë përpaqen, sigurinë dhe stabilitetin. Si anëtare e Këshillit tëSigurimit për periudhën 2022-2023, Shqipëria është e gatshmetë ofrojë kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, tëdrejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar.
Në takim merrte pjesë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka. r.p













