• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ngrihet Komisioni Qendror për dhënien e statusit “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, aplikimet nisin menjëherë

droni by droni
14 February, 2022
in Kronika
0
Ngrihet Komisioni Qendror për dhënien e statusit “Fëmijë në Përkujdesje të  Republikës”, aplikimet nisin menjëherë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tiranë, 14 Shkurt – Sot është konstituar Komisioni Qendror për dhënien e statusit “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, duke i hapur rrugë zbatimit të ligjit për mbështetjen me paketën e plotë për fëmijët të “Dëshmorëve të Atdheut”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj tha se kjo është një tjetër dëshmi e angazhimeve të qeverisë shqiptare për ta bërë këtë vit, vitin e fëmijëve.
“Dhënia e statusit për Fëmijë në Përkujdesje të Republikës do të jetësohet menjëherë pas kësaj mbledhjeje të parë. Ashtu sikurse ne të gjithë e dimë ka qenë një angazhim i vetë Kryeministrit Rama për iniciimin e këtij ligji kaq të rëndësishëm, i cili mbron fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët e atyre të cilët kanë dhënë jetën në shërbim të tjetrit, kanë sakrifikuar jetën e tyre për ata të cilët kanë pasur afër dhe për t’i shpëtuar ata. Ashtu sikurse janë policët, mjekët, infermierët dhe të gjithë ata të cilët kanë marrë apo kanë përfituar statusin “Dëshmor i Atdheut”, por që deri më sot përfitimet kanë qenë të kufizuara përsa i përket fëmijëve”, tha Manastirliu.
Duke folur për përfitimet që garanton ligji i ri, Manastirliu tha: “Ky ligj garanton një paketë të plotë përfitimesh duke nisur nga mbështetja financiare me pagën e prindit që ka humbur jetën në krye të detyrës pikërisht duke e përfituar deri në moshën 25 vjeçare nëse vazhdon edhe shkollën e lartë. Është një hap përpara në të gjitha politikat tona për mbështetjen e fëmijëve pa kujdes prindëror. Fakti që ne sot jemi këtu dhe miratojmë të gjithë paketën e instrumentave për ta bërë realitet sa më shpejt të jetë e mundur këtë ligj, tregon edhe një herë angazhimin dhe zbatimin e atyre premtimeve që ne kemi dhënë”.
Manastirliu bëri me dije që në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të dalë njoftimi për thirrje për aplikim për të gjithë ata të cilët janë përfitues nga ky ligj, duke theksuar se aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë vitit.
“Menjëherë pas këtij Komisioni në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të dalë ky njoftim për thirrje për aplikim për të gjithë ata të cilët janë përfitues nga ky ligj, duke plotësuar një set dokumentash por edhe duke i lehtësuar nga Sekretariati Teknik për të gjitha to vërtetime apo dokumenta që vetë ne, shtet me shtet mund t’i marrim duke e bërë dhe më të lehtë pjesën e aplikimin në këtë proces të përfitimit të statusit. Ashtu sikurse ne e kemi vendosur do të jetë i hapur përgjatë gjithë vitit aplikimi. Pra ne do të presim përgjatë gjithë vitit aplikime të ardhura nga vetë ata të cilët do të përfitojnë këtë status, pra personat e familjes, familjarë të fëmijëve, kujdestarë të tyre, prindi i cili është kujdestar i fëmijës por gjithashtu edhe institucione apo organizata jo fitim prurëse që kanë tagrin me prokurë të posaçme për aplikuar fëmijët në këtë përfitim të statusit”, bëri me dije Manastirliu.
Komisioni Qendror është i përbërë nga përfaqësues të disa ministrive dhe shoqatave që mbrojnë të drejtat e fëmijëve.
Fëmijët në përkujdesje të Republikës do të mbështeten me pagën e plotë të prindit që ka humbur jetën në detyrë. Pas miratimit të ligjit për mbështetjen e tyre, qeveria miratoi edhe vendimin për ngritjen e një komisioni të posaçëm që do të miratojë kërkesat për përfitimin e statusit të ‘Fëmijëve në përkujdesje të Republikës.
‘Fëmijët në Përkujdesje të Republikës’ do të përfitojnë: Pagën e plotë mujore e prindit për fëmijën e vetëm; 140% e pagës kur prindi ka lënë pas dy fëmijë; 150% e pagës kur fëmijët jetimë janë tre; 160% e pagës së prindit kur në familje janë katër fëmijë që kanë humbur prindin, e me radhë. Përveç trajtimit financiar, këta fëmijë do të kenë mbështetje për edukim e arsimim, punësim, mbrojtje sociale dhe në shërbimin shëndetësor publik e privat. Do të garantohet plotësisht shërbimi shëndetësor falas jo vetëm në strukturat publike, por edhe në strukturat private apo dhe jashtë vendit, kur të jetë e nevojshme. Fëmijët në përkujdesje të Republikës do të përfitojnë gjithashtu bursën për ndjekjen e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike dhe tekste shkollore falas. a.b

Previous Post

“Kompanitë me zero eksperiencë kanë marrë kontratë konçesionare pa pasur fonde për t’i investuar”

Next Post

Denohet me burg gjyqtarja e Krujës, liroi të fortët nga burgjet

droni

droni

Next Post
Denohet me burg gjyqtarja e Krujës, liroi të fortët nga burgjet

Denohet me burg gjyqtarja e Krujës, liroi të fortët nga burgjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.