Presidenti i vendit Ilir Meta ka vendosur mbledhjen sot të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ndërsa në fokus të mbledhjes do të jetë situata e tensionuar në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë.
Mbledhja nis në orën 16:00, dhe janë thirrur që të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit ndërsa do të mungojnë kryeministri Edi Rama, dhe ministrja e jashte Olta Xhaçka, të cilët ndodhen në një vizitë zyrtare në SHBA.
Të pranishëm në këtë mbledhje do të jenë Shefi i Stabit, Bajram Begaj, Shefi i SHISH, Helindon Bendo, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Nuk dihet ende nëse do të jetë pjesë e takimit dhe Sali Berisha e Lulzim Basha si praktikë e Presidencës për të thirrë edhe përfaqësues të opozitës. a.b












