Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar sot emrin e Gent Sejkos si propozim Kuvendit të Shqipërisë për t`u rizgjedhur si Guvernator i Bankës së Shqipërisë
“Vlerësojmë politikën e Bankës së Shqipërisë, që ka qenë akomoduese për të ofruar mbështetjen e nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike si pasojë e tërmetit dhe pandemisë, si dhe për të lehtësuar konsolidimin fiskal.
Gjithashtu është për t’u nënvizuar roli i Bankës së Shqipërisë për të siguruar, që sektori financiar të mbetet i qëndrueshëm dhe likuid.
Megjithatë, në kushtet kur inflacioni total është rritur për shkak të çmimeve më të larta të ushqimeve dhe energjisë, Banka e Shqipërisë duhet të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet e inflacionit dhe të rregullojë qëndrimin e politikës në përputhje me objektivin e saj për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.
Rreziku i rritjes së kredive me probleme shton rëndësinë e një monitorimi të ngushtë të cilësisë së portofolit të kredisë së bankave, ruajtjen e rezervave të kapitalit dhe forcimin e kornizave të zgjidhjes së kredive të këqija”, thuhet në argumentin e Presidentit Meta.
Seikos i ka mbaruar mandati më 5 shkurt të këtij viti. Givernatori i Bankës Qendrore zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit. a.b











