Prek Tonaj, personi që u vra sonte në një lokal në Grudë në Shkodër ishte person me precendent të mëparshëm penal.
10 vite më parë ai është arrestuar nga policia e Shkodrës për tentativë vrasje. Së bashku me dy persona të tjerë ai është ndaluar në atë kohë nga policia pasi do vriste një person. Para disa vitesh është vrarë edhe vëllai i Prekës.
Ndërkohë burime bëjnë me dije, se mbrëmjen e kësaj të diele ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi, pranë një lokali.
Mësohet se Preka punonte në ujësjellës.












