Ish kryeministri Berisha do të mbajë nesër një miting në Peshkopi në mbështetje të kandidatit të Shtëpisë së Lirisë, Premtim Kryemadhi.
”Nesër, ditën e diel, më datë 13 shkurt, ora 11:00, në Pallatin e Kulturës prezantojmë kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Peshkopisë Z. Premtim Kryemadhi. Ftoj të gjithë qytetarët e Peshkopisë të marrin pjesë!”, thuhet në një njoftim të Berishës në rrjete sociale. m.k












