Një i ri shqiptar i përfshirë në vrasjen e një të riu grek në Selanik u dorëzua sot në policinë e Korçës.
“Në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, ndodhet i shoqëruar shtetasi Roxhers Demirazi,19 vjeç, lindur në Selanik, banues në Korçë, i shpallur në kërkim nga Policia Greke, si i përfshirë në ngjarjen ku mbeti i vrarë shtetasi grek Alkis Kampanos, në Selanik, Greqi”, njofton policia e Korçës.
Alkis, 19 vjeç, u qëllua për vdekje në afërsi të një stadiumi pak ditë më parë pasi të rinjtë e përfshirë në sherr ndoqën një ndeshje volejbolli. a.b











