Një person, i cili punonte roje, është gjetur i vdekur në vendin e tij të punës, mëngjesin e sotëm në Sarandë.
Burime të Policisë Vendore bëjnë të ditur se viktima është G. I., rreth 53 vjeç,banues në Sarandë, i cili si punonjës i një policie private, punonte si roje në qendrën e kontrollit të automjeteve të fshatit Vrion, Bashkia Finiq.
Trupi i pajetë i tij u gjet nga punonjësi i turnit tjetër, i cili njoftoi menjëherë policinë.
Nga këqyrja që i është bërë trupit nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune apo dëmtim tjetër, njofton policia, që shton se dyshohet se vdekja e G. I., ka ardhur për shkak të një infarkti.











