Këshilli i Lartë i Prokurorisë pezulloi përfitimin financiar për ish prokurorin e Krujës, Bujar Memia.
Ai u shkarkua nga posti në janar të këtij viti për shkak se akuzohet se nuk ka vepruar pas lirimit nga burgu të Hekuran Billës.
Masa e pezullimit të pasurisë do të jetë deri në 50% dhe ky vendim do të mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër të nxjerrë nga Këshilli i Posaçëm i Apelimit. a.b












