Presidenti Meta ka kërkuar nisjen e një procesi në prokurori në lidhje me falsifikim nga Kuvendi.
Meta e njoftoi lëvizjen e tij të re pasi përfundoi gjyqi në lidhje me shkarkimin e tij nga Kuvendi ndërsa Kushtetuesja pritet të marrë vendimin brenda një muaji.
”Sapo falënderova Bledin dhe Katrin, për përfaqësimin me dinjitet dhe profesionalizëm të Institucionit të Presidentit të Republikës.
I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese.
Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore!
Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!”, thekson Meta.












