Ish kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka dalë në fushatë këto ditë në krah të Emirjana Sakos që kandidon për bashkinë e Durrësit.
Dako u largua nga kreu i bashkisë me dorëheqje pas akuzave të rënda për korrupsion përgjatë drejtimit të bashkisë si dhe përfshirjes së tij në vjedhjen e blerjen e votave në Durrës.
Bashkë me të është parë edhe ish kreu i OSSHE, Adrian Çela, i cili ka shpërdoruar qindra milionë euro në tendera fiktivë, ndërkohë që sa fryn era bien dritat pa le më kur bie borë. r.p












