Fraksioni i Bashës në PD ka reaguar sot pas mvështetjrs masive që kanë kandidatët demokratë të kandiduar nga Rithemelimi përmes primareve.
”Çdo votë për shtëpinë e Ilirit, është votë për Ramën. Berisha dhe kandidatët e tij janë pjesë e LSI. Ata skanë asnjë lidhje me PD”, thuhet në një deklaratë të fraksionit pakicë të Bashës.
Deklarata:
Sali Berisha vazhdon të manipulojë demokratët. Kandidatët e shtëpisë së Ilirit sot përfaqësojnë Ilir Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje me PD.
Disa njerëz nga Shtëpia e Ilirit e kanë të vështirë të heqin dorë nga e kaluara e tyre, por çdo votë për këtë shtëpi është votë për pazarin e radhës Meta-Rama.
Shqiptarët e dinë shumë mirë që Parti Demokratike është një, dhe LSI një gjë tjetër.
Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë tashmë pjesë e LSI-së dhe ndonëse duket që u vjen turp nga anëtarësimi në këtë parti, ata nuk i lidh me asgje me PD, sado mashtrojnë duke përdorur emrin dhe simbolet e saj.
Demokratët e dinë se si Ilir Meta ka përdorur pushtetin dhe votat e tyre për pazarin me Edi Ramën ne 2013.
Sot po bën të njëjtën gjë.
Prandaj kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën!












