Ambasadorja Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e Apelit të Posaçëm për dënimin e ish ministrit të Brendshëm në vitet 2013-2017, Saimir Tahiri ndërkohë që komentuesit i kërkojnë arrestimin e Edi Ramës.
“Nxisim institucionet e gjyqësorit që të vazhdojnë të tregojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”, shkruan Kim në twitter.
Por komentuesit më poshtë e kërkojnë arrestimin e Edi Ramës duke e konsideruar atë si më të korruptuarin. r.p












