Dy zyrtarë të lartë komunistë u ekzekutuan dittë e fundit me urdhër të me urdhër të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Il. Akuza ndaj tyre ishte për shkelje të rregullave, por që shihen edhe si vazhdimi i tentativës për spastrim mes kundërshtarëve.
Sipas gazetës koreano jugore “JoongAng Ilbo” të dy u eliminuan me goditje kundërajrore. Ish-ministri i Agrokulturës, Hwang Min dhe një tjetër zyrtar i Arsimit kishin bërë gabime të mëdha. I pari kishte guxuar me disa propozime për reforma në ndihmë të bujqësisë, të cilat u vlerësuan si një sfidë ndaj politikës së Kim Jong.
Ndërkohë që Ri Yong-jin, një funksionar në nivel ministri u dënua me vdekje pasi guxoi dhe e zuri gjumi gjatë një mbledhjeje të drejtuar nga Kim.












