2 propozime kanë ardhur deri këtë të martë nga struktura që mbështesin Bashën në bashkitë që do të shkojnë në zgjedhje këtë 6 mars.
Dega e PD në Durrës propozoi Luan Hotin si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 Marsit. Hoti është kryetari aktual i degës në Durrës.
Në Durrës kandidon për Shtëpinë e Lirisë, Ardian Muka dhe kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako për PS.
Ndërkaq është propozuar edhe kandidati i propozuar nga strukturat e Bashës në Rrogozhinë.
Ai është Ferdinand Saraçi ndërkohë që emri i tij i është dërguar për miratim Kryesisë.
Emri i tij dhe i kandidatëve të tjerë për 6 bashkitë do të shqyrtohet dhe më pas për ta do të merret vendimi nga Kryesia.
Nëse Saraçi do të jetë kandidat i PD, atëherë ai do të ketë përballë Edison Memollën e PS-së dhe Hekuran Xhani nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.











