Rreth orës 21:10 në lagjen “24 Maji”, në katin e tretë të një pallati, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. Rr., ku si pasojë është dëmtuar shtetasi K. Rr., dhe bashkëshortja e tij, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. a.b











