Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Xhamat e errësuar”.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Vihen në pranga 7 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të hetimeve dhe në funksion të procedimit penal të regjistuar dy muaj më parë, si rezulat i veprimeve të kryera bënë ndalimin e shtetasve:
Yllka Graceni (Pronja), dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/2 te K Penal.
– Redi Allmeta dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/2 te K Penal.
– Erges Zaka dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Fallsifikim i dokumentave” i kryer ne bashkëpunim te parashikuar nga neni 186/2 te K Penal.
– Artan Frroku pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/1 te K Penal.
– Qamil Domi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/2 te K Penal dhe “Falsifikim I dokumenteve shendetesore”te kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 188/1 e 25 I K.Penal .
– Artan Murati me detyre mjeku familjes tek qendra shendetesore Kamez pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Fallsifikim I dokumentave shendetesore nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin” te kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 188/2 e 25 te K Penal.
– Zef Ndoca me detyre specialist Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor Durres me shtetësi dhe kombësi Shqiptare pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Shperdorim i detyres” te parashikuar nga neni 248 te K Penal.
– Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit R. A., 22 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të kundërligjshme, u premtonin dhe u siguronin disa shtetasve nga Tirana dhe Durrësi, certifikata përshtatshmërie për xhamat e errësuar të automjeteve, kalimin e kontrollit teknik të mjeteve dhe pajisjen me dokumente mjekësore për mospërdorimin e rripit të sigurimit, kundrejt shpërblimit monetar nga 10.000 – 30.000 lekë të rinj.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.












