Ish kryeministri Sali Berisha tha sonte në Cim Peka live Rithemelimi nuknka hequr dorë nga selia dhe se pas 6 marsit nëse fiton zgjedhjet do të marrin edhe selinë.
Pyetje: Çfarë ndodh nëse fitoni ju në 6 mars?
Berisha: Ne do drejtohemi për të marrë shtëpinë tonë. Nuk kemi hequr dorë nga ajo, ky është një revolucion. Ju garantoj një gjë, forcë në botë që të bëjë Bashën të pranojë votën. Hiqeni nga mendja këtë. Zgjedhja e kryetarit nuk është përcaktuar akoma se kur do mbahet.
Në vijim Berisha tha se “non-grata” mund të hiqet. Berisha shpjegoi se një gjë e tillë është e mundur dhe gjithashtu ka kërkuar që i dërguari special Gabriel Escobar të hiqte dorë nga “memet” “prova ka por nuk i japim”.
”E ftoj sot zotin Escobar dhe çdo njeri tjetër të çojë provat në gjykatën e Parisit, të heqë dorë nga memet “prova ka por nuk i japim”. Ose t’i sjellin te SPAK-u, ku të duan. Por perderisa nuk kanë asnjë provë, kjo përbën akt të turpshëm, që unë e denoncoj me forcën më të madhe. Kam besim se Amerika korrigjon gabimet.
Gënjeshtër ajo që thotë ambasadorja që nuk hiqet non-grata. Unë di miq të mi që kanë pasur non-grata dhe i është hequr. Nuk kam thënë që në përgjithësi hiqet, por ka raste. Edhe thesari edhe DASH janë pjesë e qeverisë së SHBA-ve”, tha Berisha. m.k











