Nuk ndalet abuzimi i Rilindjes. Deputeti Arbi Agalliu thotë se sipas dokumentacionit të publikuar në media, në tenderin për shërbime konsulence ku parashikohet krijimi i një menuje tradicionale me vlerë 500 milionë lekë, Fondi Shqiptar I Zhivllimit nuk ka përzgjedhur vetëm ofertën me vlerë më të lartë, rreth 15 mijë dollarë më shumë se ofertuesi më i lirë, por ka përzgjedhur si fituese kompaninë në pronësi të kuzhinierit të punësuar në restorantin e djalit të drejtorit të FSHZH-së, Dritan Agolli.
“Pra, të nderuar qytetarë, nuk abuzohet vetëm me kostot marramendëse të një menuje prej 500 milionë lekësh, por edhe me barazinë në garë, ku si në traditën më të keqe të qeverisë Rama, klientelizimi dhe konflikti i interesit mbizotërojnë mbi interesin publik”, thekson Agalliu. a.b











