Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ishte në gjendje të merrte një vendim sot në lidhje me dënimin përfundimtar të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela.
”Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç., e regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 24.11.2021, me nr. 47 regjistri themeltar,u shqyrtua sot më 31.01.2022.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, nisur nga kompleksiteti i çështjes, gjykata shtyu shpalljen e vendimit në datë 04.02.2022, ora 13:00”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
SPAK ka kërkuar sot 12 vite burg për ish ministrin e Brendshëm ndërkohë që me gjykim të shkurtuar është 8 vjet. a.b












