U shpall fituesi i primareve në Shkodër pas një gare të fortë dhe nje votimi të gjatë prej gati 9 orësh. Ai është Bardh Spahia me afro 1100 vota në Shkodër.
Në votime u përfshi një numër i madh votuesish. I dyti u rendit Astrit Bushati.
Kandidatët në Shkodër:
Alfred Koçobashi, jurist
Arben Maliqi, jurist
Astrit Bushati, jurist
Bardh Spahia, mjek
Irena Shestani Shala, mjeke
Irma Kopliku, pedagoge matematike











