• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama fsheh arsyet se pse dështoi rruga e Arbrit

admin by admin
30 August, 2016
in Politika
0
Rama fsheh arsyet se pse dështoi rruga e Arbrit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tre vjet nuk kanë qenë të mjaftueshme që qeveria e Ramës të vinte në punë një marrëvshje që la qeveria e Berishës për ndërtimin e plotë të rrugës së Arbrit.

Kryeministri Rama ka pranuar sot se qeveria e djathtë la një marrëveshje të gatshme me kinezët, në transmetimin e drejtpërdrejtë përmes rrjeteve sociale.

“ Ajo që lanë ishte vetëm një marrëveshje në parim për të marrë borxh me qeverinë kineze”, u shpreh Rama duk dashur të nënvlerësojë negociatat e atëhershme.

Pornë fakt nuk ka qenë një marrëveshje në parim por një kontratë pune. Kryeministri i vendit në kohën kur është bërë marrëveshja sqaron se oferta e kompanisë kineze u pranua nga qeveria e tij. “Ne rrugen e Arbrit, e shpallur si rruga e dyte e kombit, u ndertuan nga qeveria e PD rreth 34 km. Mbeti pa ndertuar segmenti tjeter prej 26.4 km, ne te cilin ndodhet edhe ura e Vashes (ure me lartesi rreth150 m) dhe tuneli i Qaf Murrizit prej 2.2 km. Vonesa e fillimit te punimeve ne segmentin e dyte erdhi sepse projekti per ndertimin e tunelit u desh te behej dhe nje here nga e para pasi u provua se ne kuoten e parashikuar per shpimin e tunelit struktura gjelogjike nuk e lejonte nje gje te tille. Pas perfundimit te projektit per se dyti, ne pranvere te vitit 2013, kompania gjigande e ndertimeve e Republikes Popullore te Kines paraqiti nje oferte per ndertimin e rruges. Pas shqyrtimit dhe negocimit te saj, oferta u pranua nga qeveria e PD dhe u la çdo gje gati per fillimin e punimeve te segmentit te dyte te Rruges se Arbrit qe ne vjeshten e vitit 2013”, shpjegon ish-kryeministri Sali Berisha.

Kryeministri tha se ndryshe nga qeveria paraardhëse, qeveria e tij po negocion me qeverinë kineze një formulë tjetër financimi.

“Kemi negociuar një formulë tjetër me qeverinë kineze, atë të partneriteti publik privat. Përmes kësaj kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë sa të mundemi investime pavarësisht propagandës së kundërshtarëve”, deklaroi Kryeministri duke fshehur faktin se negociatat për formula të reja bashkëpunimi kanë dështuar dhe se pas dështimit të tyre fshihet oreksi i madh i qeverisë për të marrë para edhe nga projekte që zhvillohen më të huajt .

Rruga e Arbrit, pjesa e mbetur është llogaritur të kushtojë 230 milionë dollarë, por ndërkohë në ministrin e Transporteve ka propozime që kushtojnë shumë më lirë pa cenuar cilësinë e ndërtimit të saj.

Parlamenti miratoi në prill të 2015 një ligj të posaçëm, i cili i jep të drejtën qeverisë të shmangë ligjin e prokurimeve dhe t’ia akordojë kompanisë kineze pa garë kontratën për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrugës.

Pavarësisht kësaj lehtësie që krijoi Parlamenti për negociatat e qeverisë me kinezët qeveria e futi në një proces burokratik aprovimin e ofertës së kinezëve.

I gjithë procesi i negocimit për lidhjen e kontratës do të ndiqej nga një komision i posaçëm, i kryesuar nga Ministria e Transporteve, por me anëtarë edhe nga Ministria e Financave, ajo e Zhvillimit Ekonomik, e Drejtësisë dhe Avokatura e Shtetit.

“Exim Bank” u tërhoq nga financimi dhe qeveria nuk e bëri asnjëherë publik tërheqjen e saj, ndërkohë që nuk dha asnjë arsye rreth ndërprerjes së financimit të rrugës.

Negociatat deri në fillimin e punimeve janë mbushur me komisione, konsulentë dhe rrezikun që rruga të mos ketë fizibilitetin e pritur nga kinezët e koncesionit.

Ndërkohë qeveria ka kaluar të gjitha investimet në një tjetër rrugë që lidh Qukësin e Librazhdit me Qafë Pllocën, segment që shkurton rrugën mes Korcës dhe Tiranës në fare pak kilometra, jo më shumë se 3 km. Një rrugë e vështirë dhe e pasigurtë, pjesë të mëdha të saj janë mbi 1000 metra lartësi. Si dhe një segment me shumë më pak rëndësi strategjike për ekonominë dhe gjeopolitikën e Shqipërisë, në raport me Rrugën e Arbrit.

Previous Post

Nga pushimet në zyrë; 10 këshilla për të përballuar rikthimin

Next Post

Gazetarja shqiptare sheh nga afër Kim Kardashian: Është si morr i vogël

admin

admin

Next Post
Gazetarja shqiptare sheh nga afër Kim Kardashian: Është si morr i vogël

Gazetarja shqiptare sheh nga afër Kim Kardashian: Është si morr i vogël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.