Presidenca ka reaguar pas sulmeve të Bashës sot ndaj Presidentit Meta, gjatë një takimi me një grup personash të njesisë 2 në Tiranë.
Zëdhënësi Tedi Blushi e konsideron repartin e Bashës ‘kunatopozitë’.
”Bravo-Brava vazhdon të përflasë Presidentin e Republikës. Kunat-opozitë vetëm Bravo-Brava ka, që gërvisht pak dhe fiton shumë. Me këtë perlë të Estradës së Shkodrës, “Kunatin e shokut Xhemal”, që edhe sot i shkrin gazit të gjithë shqiptarët, e përshëndesim gazin e tranzicionit, “Mbretin e Memeve”, që të bën të qeshësh pa hapur gojën, lëre më kur flet”, përfundon Blushi dhe shton video e skeçit të njohur.












