Presidenti Ilir Meta ka kërkuar shpjegime nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me vonesat e shqyrtimit të shkarkimit të tij nga Parlamenti monist para një viti.
Në shkresën dërguar Kushtetueses kreu i shtetit kërkon të njihet me prova se si u caktua relatori për shqyrtimin e çështjes së shkarkimit të tij, vendim i marrë nga Kuvendi i Shqipërisë vitin e kaluar, me votat e opozitës parlamentare.
Meta kërkon të njihet me bazën ligjore që ka ndjekur Gjykata Kushtetuese si dhe shtron pyetjen se pse u shkel afati ligjor 3-mujor i shqyrtimit të çështjes.
“Më vendosni në dispozicion provat si u caktua relatori për “çështjen e shkarkimit”. Më vendosni në dispozicion aktin për pezullimin e çështjes dhe cila është baza ligjore që keni përdorur. Pse u shkel afati ligjor 3-mujor i shqyrtimit të çështjes? Prisja vendimmarrje të shpejtë për çështjen”, thuhet në letrën e kreut të shtetit. a.b











