Komisioni i Rithemelimit ka publikuar listën e kandidatëve për kryetar të bashkisë së Shkodrës që do të votohen në primare këtë të dielë. Në listë mungon Voltana Ademi.
Lista:
Astrit Bushati
Irena Shestani
Bardh Spahija
Irma Kopliku
Bashkim Rroji
Ben Maliqi
Alfres Koçobashi
Në statutin e miratuar nga delegatët e PD në Kuvendin e 11 dhjetorit u vendosën primaret në mënyrë që kandidatët për kryetarë bashkie dhe deputetë, të votohen nga anëtarësia.
Grupi i Bashës ende nuk ka propozuar emër për kandidat. a.b











