Kryesia e PS vendosi sonte për kandidaturat e bashkive që do zhvillojnë zgjedhje me 6 mars.
PS ka vendosur që në 6 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale do të kandidojnë:
Durrës: Emirjana Sako. Sako është kryetarja e komanduar. Pak muaj më parë ish n/kryetari i bashkisë, Braho tha se Sako ishte vetëm firma pasi bashkinë ende e drejton Vangjush Dako.
Lushnje: Eriselda Sefa ose Krenar Haxhiu. Ende e pacaktuar.
Shkodër: Majlinda Angoni
Dibër: Rrahim Spahiu
Vora: Blerim Sheraj
Rrogozhina: Edison Memolla. r.p












