Rreth orës 20:45, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në një banesë, ku jetonte përkohësisht shtetasi E.R., rreth 67 vjeç, i cili për pasojë dyshohet se nga asfiksia, ka gjetur vdekjen.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. m.k












