• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Biznese me zero kapital po ndërtojnë kulla në Tiranë, ky është pastrimi i parave”

droni by droni
27 January, 2022
in Kryesore, Politika
0
“Biznese me zero kapital po ndërtojnë kulla në Tiranë, ky është pastrimi i parave”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha sot në Parlament se me Edi Ramën në krye të qeverisë, Shqipëria do të jetë qendër për pastrimin e parave të pista dhe biznesi i ndershëm do të falimentojë.

Ajo tha se fiskalizimi me koncesion korruptiv është proces i dështuar. Gjobat selektive kunder biznesit nuk zgjidhin formalizimin e ekonomisë. Favorizojne disa biznese të mëdha afër qeverisë kundër biznesit të vogël.

Në vijim ajo tha se përgjegjësit për aferën e icineratorëve  janë akoma të lirë dhe në qeveri, duke nisur me kryeministrin, sekretarin e tij të përgjithshëm, tre ministra dhe tre kryetarë bashkish. Pa i shkuar deri në fund zinxhirit vendimarrës nuk bëhet drejtësi.

Pjeeë nga fjala e Tabakut:

U diskutua këtu ligji për pronarët përfitues si një ligj për pastrimin e parave. E di ministrja se çfarë ndryshimesh sjell ligji?! Është shtyrje afati. Nuk zbatohet herën e parë. Shtyhet afati. E sillni herën e dytë. Është arritje shumë e madhe.
Në fakt është arritje shumë e madhe. Me kokën lart duhet të jemi sepse e futën Shqipërinë në listën gri të pastrimit të parave. Prandaj po miratohen këto ligje.Sepse e kthyen Shqipërinë në qendrën e pastrimit të parave, duke pastruar 3.2 mld euro ndërtimi këtu në Tiranë me kulla, të bizneseve që janë me zero kapital. Biznese të regjistruara me zero kapital, sot po ndërtojnë ndërtesa miliarda euro.

E futën Shqipërinë në listën gri të pastrimit të parave me drogën dhe kanabisin që trafikohej zyrtarisht me leje shtetërore dhe me lojërat e fatit që i certifikuan. Hoqën bizneset e vogla se do t’i luftojnë dhe i kthyen vetëm bizneset e mëdha.
Se çdo biznes këtu duhet të komandohet nga qeveria, nuk ka më treg të lirë.

…Se në fakt plehu është plehu i inceneratorëve në Tiranë, në Elbasan, në Fier.
Vetëm për këtë mburren, për gjëra të tjera nuk besoj se mburren. Sot banorët e “5 Majit” po protestojnë. Kam një vit që e kam denoncuar atë aferë. Po protestojnë se do të prishen shtëpitë e tyre, një pjesë janë prishur e do ndërtohet për rindërtimin, thuhet. 5 godina për rindërtimin atje janë ndërtesa shtetërore, nuk janë banesa qytetarësh. Nuk janë banesa qytetarësh. Do të bëhet edhe një ndërtesë e re për Drejtorinë e Tatimeve ose Doganash; për kolegen e znj. Spiropali që do shkojë atje me zyra të reja, për të prishur shtëpitë e banorëve që sot po protestojnë përjashta. Kjo është qeveria e Edi Ramës. Unë jam lodhur duke përsëritur raportet ndërkombëtare vit pas viti; duke thënë se si përkeqësohet, se si rritet borxhi, se si varfërohen shqiptarët. Më mirë këtë na e thonë qytetarët sa herë që i takojmë.

Por të mburresh këtu me rezultatet e 25 prillit; se ke blerë vota me 120 mln euro para të rindërtimit, se ke përdor patronazhistët, se ke nxjerrë të dhënat personale të mijëra bizneseve, se sot po përdoren pagat e çdo e dhënë tjetër financiare e bizneseve në treg, unë nuk e di se si duhet të krenohesh?! Nuk e di se si mund të krenohesh!

Për të ardhur tek ligji që po diskutohet tani, sepse zonja nuk e di se për çfarë po diskutohet tani.
Në fakt jemi duke diskutuar ligin “Për procedurat tatimore” i cili ka lidhje me fiskalizimin. Fiskalizimin këtu e 4 vite më parë unë e kam denoncuar si një proces korruptiv. Një tender 16 mln euro. Një vit përpara se të jepej tenderi, thasë  që do ta marrë një kompani kroate, sepse kompania kroate po shkruante termat e referencës. E njëjta kompani kroate që ne denoncuam e mori tenderin.
Çfarë ka ndodhur me fiskalizimin?
Në skandalin ku ndodhet sot qeveria me publikimin e pagave të punonjësve, të dhënave personale, duhet ta mendonte dy herë zbatimin e fiskalizimit se sot nuk ka më siguri të dhënave. Sot të gjitha të dhënat e bizneseve janë në  treg. Të gjithë të dhënat e bizneseve i përdorin për zgjedhje, ua japin konkurentëve.
Sot ka vetëm shtet-parti, siç thotë raporti i OSBE/ODIHR-it; reflektohet në zgjedhje, reflektohet në ekonomi, reflektohet në çdo fushë e në çdo sektor.

Projekti i fiskalizimit sot është duke falimentuar masivisht bizneset e vogla. Me kosto të cilat në fillim ishin 200 euro, një biznes i vogël duhet të blejë kompjuterin, duhet të ketë lidhje me internetin, duhet të ketë punonjës.
Kur blihet një shishe ujë në një cep të rrugës duhet të miratohet nga Drejtoria e Tatimeve, të vijë “ok”-i në kompjuterin e biznesit të vogël dhe më pas të miratohet blerja. Pra, një procedurë e jashtëzakonshme që nuk i duhet shtetit.

Sistemi i mëparshëm kishte një mënyrë raportimi, nuk janë përdorur asnjëherë ato të dhëna të cilat i kishte sistemi i mëparshëm; që e sulmuan, e anatemuan, thanë që do ta anulojnë dhe asgjë nuk ndohdi. Në fakt kjo propaganda është bërë normale për çdo procedurë të mëparshme, në vitin e 9-të në pushtet, se të ishin në vitin e 1 sigurisht që mund të duroja që të flisnin ndryshe.

Procedura e fiskalizimit sot është duke dështuar, me tarifa jashtëzakonisht të larta. E kanë hapur tregun, janë ulur pak tarifat, por pak rëndësi ka sepse për një biznes të vogël është shumë e lartë ajo tarifë.Ndërkohë që e shikojnë se nuk zbatohet, vendosin gjobat. Kalojnë ligj për t’i shtyrë gjobat. Nuk është mënyra dhe presioni se si duhet të funksionojë një biznes i vogël. Biznesin e vogël e kanë bërë si kavie; e kanë futur tek TVSH-ja, e hoqën nga TVSH-ja; i ulën xhiron, i rritën xhiron. Në eksperimente pafund. Ndërkohë që bizneset mbyllen masivisht. Sigurisht që unë e kuptoj se kjo është një mënyrë e qartë se si funksionohet, një mënyrë e qartë me tendencën për të forcuar disa biznese të mëdhaja pranë qeverisë, për t’i nxjerrë nga tregu gjithë të vegjlit. Kush shkon dhe bën Pazar në lagje e shikon se nuk ka më biznese të vogla, duhet patjetër të shkosh në supermarkete të mëdhaja. Kush shkon nëpër qytete e shikon se masivisht janë mbyllur bizneset e vogla. Dhe kjo është drama më e madhe e ekonomisë shqiptare dhe me çengelin e fiskalizimit po i vendoset edhe një kosto shtesë bizneseve të vogla.
Për mua nuk ka asnjë kuptim kjo që duan të bëjnë dhe kjo që janë duke bërë; me vendosjen e gjobave, me shtyrjen e gjobave.
Fiskalizimi edhe në kushtet kur kanë dalë të dhënat e qytetarëve shqiptarë, edhe në kushtet kur janë publikuar të dhënat e pagave nuk duhet të ekzistojnë më se nuk ka siguri të dhënash me Edi Ramën për sa kohë që është Edi Rama në pushtet, për sa i përket bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë.
Çdo gjë do të përdoret për zgjedhje, siç u përdor në 25 prill, çdo gjë do të përdoret për presion për biznesin.
Kam takuar biznese gjatë zgjedhjeve të pranverës të vitit të shkuar që më thonin se tatimorët që i shkonin në dyert e tyre bënin presion me gjoba për të votuar PS, i bënin presion me mbylljen e biznesit për të votuar PS.

Çfarë do të ndodhë sot me procesin e fiskalizimit?
Nuk kam qenë dhe nuk jam kundër asnjëherë procedurave që shërbejnë për formalizinin. Por në këtë rast ne po flasim për procedura tërësisht korruptive të paguara 16 mln euro nga buxheti i shtetit dhe po i marrin edhe një tarifë të dytë bizneseve. Është një koncension që po e paguajmë dy herë me taksat tona.
Taksapaguesit praktikisht po paguajnë dy herë; një herë nga buxheti i shtetit, një herë me tarifën që bizneset sot paguajnë.

Për sa i përket komisioneve hetimore do të flas tek pika tjetër e rendit të ditës, por nuk mund të lë sot pa thënë që është ndonjë krenari e madhe t’i dalësh për zot inceneratorëve, koncensionit të laboratorëve, t’i dalësh për zot koncensionit të check-up-it, t’i dalësh për zot 12 koncensioneve që janë të gjitha korruptive. Flejnë dosjet sot në SPAK.
Fatkeqësisht unë SPAK-un, nuk e kam qen sulmi siç e ka Erion Veliaj. Nuk e urdhëroj dot të bëjë gjë. Aq sa ka bërë mirë e ka bërë, megjithëse ka bërë shumë pak. Sepse në qoftë se i shkohet deri në fund aferës së inceneratorëve, përgjegjësit sot janë akoma në qeveri; tre ministra, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit, tre kryetarë bashkish janë sot akoma vendimmarrës. Pa i shkuar deri në fund gjithë zinxhirit, rrjetit të strukturuar kriminal unë nuk besoj se do të ketë drejtësi. a.b

Previous Post

Policia e Tiranës, masa të rrepta për derbin Partizani-Dinamo

Next Post

“Erion Veliaj, 10 milionë euro për trafikantin Gjinaj tek ‘5maji”

droni

droni

Next Post
ERVIN GOCI/ ‘5 Maji’, sheshi ku qeveria dhe oligarkët bëjnë para mbi pronat e qytetarëve të dhunuar. Të gjitha shkeljet dramatike

“Erion Veliaj, 10 milionë euro për trafikantin Gjinaj tek ‘5maji”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.