• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Minishengeni si feniks i ditëve tona

droni by droni
26 January, 2022
in Kryesore, Opinion
0
genc pollo
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Pollo

Takimi në Tiranë në dhjetorin e shkuar mes Ramës, Vuçiçit, e Zaevit, në kuadrin e projektit të tyre Minishengen, që më vonë u riemërtua Ballkan Hapu! e ringjalli diskutimet mbi nevojën apo dobinë/dëmin e kësaj nisme.
Thelbi i këtij debati mbetet pse lipset të avancojë një nismë që përqafohet nga vetëm tre shtete por jo nga tre shtetet e tjerë në Ballkanin Perëndimor. Dhe pse duhet braktisur një nismë si Proçesi i Berlinit/Tregu i Përbashkët Rajonal (TPR) e cila është e njëjtë në përmbajtje e synime dhe i përfshin që nga fillimi i saj të gjashta shtetet e Ballkanit Perëndimor; dhe që për më tepër ajo gëzon mbështetjen politike të Europës dhe ShBA-ve si dhe ka premtimin e Bashkimit Europian për financimin e projekteve të ndryshme në këtë kuadër, përfshi edhe ato infrastrukturore. Qeveritë në Beograd, Tiranë e Shkup, në përgjithësi i janë shmangur shpjegimit të këtij thelbi të çështjes. Ato kanë propaganduar vullnetin e mirë për bashkëpunim rajonal dhe dëshirën për të imituar autonomisht modele të Bashkimit Europian si p.sh. të famshmet katër liritë e tregut. Entuziazmi i treshes Vuçiç, Rama, Zaev nuk është zbehur edhe pse studimet nga rastet e ngjashme në Azi e Afrikë dëftejnë se kur shtetet e vogla e të varfëra realizojnë një bashkëpunim të tillë mes tyre rezultati final është pakashumë zhvillimi i ngadaltë. Me nuancën që ai shtet që është ekonomikisht pak më lart se të tjerët nxjerr përfitimin kryesor nga tregu rajonal i krijuar. Në rastin e Minishengen/Ballkan Hapu!, ky shtet qartazi do të jetë Serbia.

• Pse ndodhi braktisja e Proçesit të Berlinit/TPR? Dhe pse ndodhi përqafimi i Minishengenit/Ballkan Hapu!?

Me shumë gjasë përgjigjen e kësaj pyetjes së parë e ka dhënë Edi Rama në një takim për Minishengenin në Ohër para gati një viti. Ai tha se në mbledhjet e gjashtë shteteve për Proçesin e Berlinit, ku vendimet merren me unanimitet, propozimit A i vinte veton shteti X dhe propozimi B pengohej nga shteti Y. Diçka të tillë sinjalizoi para një muaji edhe Komisioneri për Zgjerimin Várhelyi në videokonferencë me Ramën, Vuçiçin e Zaevin të mbledhur në Tiranë. Ai tha hapur e jo me dipllomaci se Tregu i Përbashkët Rajonal/Proçesi i Berlinit ishte penguar nga shtete të caktuar.
Burimet diplomatike shtojnë se pengimi në fakt vjen direkt dhe indirekt nga fakti që Serbia nuk ka njohur Kosovën. Kjo ka krijuar tensione në tryezën ku të gjashtët e Ballkanit Perëndimor uleshin për të negociuar Tregun e Përbashkët Rajonal; tensionet, si shpesh herë, përfunduan në pengesa.

Sa më lart mund të merret lehtësisht me mend. Edhe dëshira për të avancuar me integrime rajonale, edhe pse e debatueshme, është e kuptueshme; madje në mos 100% e lavdërueshme nuk është a priori e qortueshme.
Por e pakuptueshme, madje e paimgjinueshme normalisht, është “aleanca” që pranoi Rama për të ecur përpara me integrimin rajonal “të emancipuar” nga Brukseli. Në çdo rast “aleanca” duhej të kishte ose Kosovën ose Serbinë. Përjashtimisht o njerën o tjetrën, përndryshe çdo Minishengen do të pengohej njëlloj si TPR.
Me pak imagjinatë le të supozojmë se Rama do t’a bënte Minishengenin tok me Shkupin e me Prishtinën. Beogradi, Podgorica e Sarajevo nuk do të pranonin të përfshiheshin, do të dëgjonim kritika për shqiptaromadhi dhe Zaevi i ngratë do të akuzohej (sërish) nga opozita si argat i shqiptarëve. Komisioneri i Zgjerimit mund të fliste në zoom me tre kryeministrat për dobinë e integrimit. Dhe kaq! Jo ndonjë farë dobie por edhe jo ndonjë dëm i madh. Edhe Serbia, Bosnja e Mali i Zi nuk do të pësonin gjë. Por duke bërë aleancë me Beogradin e Shkupin Rama në radhë të parë dëmtoi Kosovën me pozitën ndërkombëtare ende të konfirmuar plotësisht; duke e ekspozuar si “mosbashkëpunuese” jo vetëm me Serbinë por edhe me Shqipërinë; duke i dhënë kështu municion propagandistik keqdashësve të saj në rajon e më gjerë. Pse veproi kështu Rama mbetet një pyetje e hapur e me shumë përgjigje.

• Loja “e lagu, s’e lagu” me përkrahjen ndërkombëtare

Ndonëse Komisioneri lëvdoi në dhjetor frymën bashkëpunuese mes tre qeverive të mbledhura në Tiranë, përsëri ai ju referua bashkëpunimit gjithëpërfshirës e tregut rajonal. Por meqë propaganda e tre qeverive e paraqiti atë përshëndetje si pikë kthese të BE-së që tashti e tutje po e përqafonte “Minishengenin/Ballkan Hapu!” Brukseli reagoi. Në 23 dhjetor zëdhënësja e Komisionit znj. Pisonero, duke ju referuar takimit të Tiranës, në një deklaratë të posaçme theksoi qartë se përkrahja e Komisionit Europian është vetëm për Tregun e Përbashkët Europian të dalë nga Proçesi i Berlinit. Në të njëjtën linjë folën në janar Gabriel Escobar, i dërguar për Ballkanin i Sekretarit të Shtetit të ShBA si dhe Anna Lührmann, ministre shteti për Europën në qeverinë gjermane, e cila vizitoi Tiranën javën e shkuar.

• Haxhi pishman apo haxhi shejtan?
Në 10 qershor 2021 në Tiranë në fund të një takimi rajonal për integrimin europian Rama i deklaroi Komisionerit Várhelyi se po i dorëzonte dosjen e Minishengenit në sqetullën e sigurt të Komisionit Europian. “Pour une fois” siç thotë frëngu (Më në fund njëherë) Rama e tha gjënë e duhur do të ketë menduar shumëkush.
Po pse dreqin Ramës ju prish mendja, e pak muaj më vonë shkoi dhe e tërhoqi dosjen nga sqetulla e Komisionerit dhe po vazhdon si i ndërkryer me nismën problematike të Vuçiçit këtë le t’a gjejë vetë lexuesi i këtyre rradhëve.

Post Scriptum: Pasqyrimi në mediat tona të qendrimeve të BE e ShBA meriton një studim si rast i triumfit të propagandës me trajta gati orwelliane. Një googllim i shpejtë të tregon se përshëndetja e Komisionerit Várhelyi në dhjetor në të gjitha websitet e lajmeve është shpjeguar si përkrahje e plotë e Minishengenit/Ballkan Hapu! Si dhe si thirrje tre shteteve, që janë ende jashtë, për t’u përfshirë në këtë nismë. Edhe më bizar është mbulimi i deklaratës së zëdhënëses Pisonero në 23 dhjetor: ndërkohë që synimi i deklaratës ishte fare qartë distancimi nga nisma Vuçiç-Rama-Zaev dhe shprehja e mbështetjes pro TPR/Proçesi i Berlinit të tërë titujt, duke filluar nga ATSh, flasin për apel të saj për t’u bashkuar të tërë rreth Minishengenit/Ballkan Hapu! Edhe pse teksti i deklaratës në përgjithësi botohet i plotë (po kush e lexon deri në fund sot!).
Ndërsa përkrahja për TPR/Proçesi i Berlinit nga i dërguari amerikan Escobar (intervistë me Zërin e Amerikës, 12 janar) e nga ministrja gjermane Lührmann (gjatë konferencës së shtypit në Tiranë, 18 janar dhe intervistë me Deutsche Welle, 22 janar ) u injoruan tërësisht nga mediat shqiptare.

Genc Pollo
Ish ministër e deputet
26 janar 2022

Previous Post

VLORË/ 3 zyrtarë të kadastrës ndiqen penalisht

Next Post

Si e gjetën Arlenin përmes kamerave të sigurisë në Durrës

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Momenti i hedhjes së tritolit tek shtëpia e Armando Dukës

Si e gjetën Arlenin përmes kamerave të sigurisë në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.